Transformimi i gruas që humbi gjysmën e peshës trupore

Një nënë beqare ka zbuluar sekretin e transformimit të saj, pasi arriti të humb 70 kilogramë që i bie të jetë gjysma e peshës trupore që e kishte pasur dikur, duke pranuar se tani mezi po pret që të takohet me dikë që do ta bën të ndihet e përmbushur.

Katrina Wright, 40-vjeçe nga pjesa lindore e Londtës, ka thënë se është duke u kënaqur me “jetën e re” sa që dëshiron që atë ta ndajë me dikë.

Wright që dikur peshonte 140 kilogramë, ka arritur të transformohet në një person plotësisht tjetër në momentin që humbi gjysmën e peshës trupore dhe tani thotë se ka fituar vetëbesim.

Dy vite më parë Katrina, ish-këshilltare e çifteve, kishte peshuar 140 kilogramë edhe pse në të gjitha mënyrat ishte munduar të humb kilogramët e tepërt.

“Nëna ime mundohej të më bindte t’i nënshtrohesha pothuajse të gjitha llojeve të dietave, por pa ndonjë sukses. Madje fillova me vrapim”, ka shtuar ajo.

Por, një incident i tmerrshëm që i ndodhi me djalin dyvjeçar, e detyroi atë të ballafaqohet me faktin se është momenti i duhur të veprojë.

“Djali im i vogël Brandan, tani pesëvjeçar, ishte vetëm tre vjeç kur vrapoi në drejtim të rrugës dhe pasi nuk mund të vrapoja për ta shpëtuar, e kuptova se duhet të dobësohem. Megjithatë për fat të mirë nuk kishte vetura dhe ai shpëtoi pa ndonjë lëndim”, ka shtuar ajo.

loading…