Trajneri çek: Ishte ndeshja jonë më e dobët

Pas humbjes nga Kosova trajneri çek, Jaroslav Silhavy ka dalur në një konferencë për media.

Paraqitjen e ekipit të tij ai e ka quajtur të dobët, duke u shprehur se ishte komod për shkak të dy fitoreve të arritura.

“Gjithsesi se kjo ka qenë ndeshja më e dobët e Çekisë. Fitoret në ndeshjet e kaluara na kanë ndikuar të jemi paksa komod. Ne kemi humbur edhe ndaj Anglisë 5-0, por kjo ka qenë ndryshe. Kosova bëri një lojë të shpejtë dhe dinamike, dhe kështu humbëm”, u shpreh trajneri çek.

Ndryshe Kosova tash ka 2 pikë më shumë se Çekia në tabelë . /Ballkani.info/

loading…



Chat conversation end
Type a message..