Tragjedia e sotme në Gjilan FOTO

Sot në Gjilan ka ndodhur një vrasje e pesëfishtë, ku dyshohet se një pjesëtare e Policisë së Kosovës ka vrarë prindërit e saj, dy vëllezërit dhe pastaj ka bërë vetëvrasje.

Mbesin të pasqaruara rrethanat që quan deri në kryerjen e këtij akti tragjik, ku u shua një familje e tërë.

KosovaPress i ka përcjellë nga afër zhvillimet deri në momentin e nxjerrjes së trupave të pajetë, të cilët u dërguan për obduksion në Mjekësinë Ligjore në Prishtinë.