Tottenhami mendon për pasuesin e Eriksenit

Tottenham ka nisur menjëherë nga puna për të gjetur zëvendësuesin e Christian Eriksen, i cili me shumë mundësi sezonin e ardhshëm do të largohet për tu transferuar në Spanjë te skuadra e Real Madrid që ka kohë në ndjekje të futbollistit.

Drejtuesit e “Spursave” kanë hedhur sytë nga Carlos Soler i Valencias.

Në rast se nuk arrijnë te kartoni i 22-vjeçarit, klubi londinez do të synojë njërin mes Jack Grealish të Aston Villas e Jarrod Bowen të Hull City.