Totaj prezanton sloganin e fushatës: Bashkë për Prizrenin

Kandidati i PDK-së për Kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj ka prezantuar sot sloganin e tij fushatës për zgjedhjet lokale “Bashkë për Prizrenin”

Në postimin e tij në Facebook, ai ka thënë se ky slogan nuk është një moto e bukur por një thirrje e sinqertë për bashkim të të gjithë dhe pa dallim për qytetin e Prizrenit.

Sipas tij, vendimarrja duhet kthyer tek qytetarët dhe jo tek një grusht i vogël njerëzisht siç ka qenë deri më tash.

“Bashkë për Prizrenin nuk është vetëm një moto. Nuk është një slogan i bukur e me dizajn kreativ të cilin po e prezantojmë sot. Është një thirrje e sinqertë për bashkim të të gjithëve dhe pa dallim për qytetin tonë. Bashkë për Prizrenin sepse vetëm të bashkuar mund të ecim përpara dhe ta ndalim të keqen e degradimin që ka prekur çdo segment të jetës në Prizren. Duke u angazhuar secili prej nesh, në familjet tona, lagje dhe fshatra, do të mund t’i hapim rrugë shumë projekteve të mira dhe punëve të mëdha që na presin. Prizreni ka shumë potencial dhe të ardhme të ndritshme që duhet shfrytëzuar. Resurset njerëzore, bukuritë dhe trashëgimia e pasur historike duhen mirëpërdorur për ta rritur potencialin turistik e investimet nga jashtë. Jam i përkushtuar të punoj pandërprerë dhe me ndershmëri për të mirën e qytetit”, ka shkruar Totaj.