Totaj i PDK-së: Haskuka do të mbahet mend se gjatë tri viteve të qeverisjes, humbën jetën tragjikisht tre nxënës

Nënkryetari i PDK-së dhe kryetari i kësaj parti në Prizren, Shaqir Totaj, ka reaguar pas vrasjes me thikë të 15-vjecari në Shkollën e Mjekësisë.

Në një postim në Facebook, Totaj ka thënë se kryetari i tanishëm i Prizrenit, Mytaher Haskuka, sipas tij, do të mbahet mend pasi që sic është shprehur ai, për tre vite kanë humbur jetën tre nxënës.

“Therja e një nxënësi në afërsi të shkollës fillore “Fadil Hisari”, në fund të gjysmëvjetorit të parë dhe kjo e pardjeshmja fatale e nxënësit të Shkollës së Mjekësisë, në ditën e parë të gjysmëvjetorit të dytë, është një sinjal për kulmin e dështimit të Haskukës dhe Vetëvendosjes në Prizren”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Kur demagogjia dhe paturpësia s’ka kufi!
Shikoni reagimin e Mytaher Haskukës në fjalimet e rralla si deputet! A është e rëndësishme për të jeta e njeriut edhe tash kur ai është kryetar komune, apo ka ndryshuar ?!
Therja e një nxënësi në afërsi të shkollës fillore “Fadil Hisari”, në fund të gjysmëvjetorit të parë dhe kjo e pardjeshmja fatale e nxënësit të Shkollës së Mjekësisë, në ditën e parë të gjysmëvjetorit të dytë, është një sinjal për kulmin e dështimit të Haskukës dhe Vetëvendosjes në Prizren.
Haskuka do të mbahet mend se gjatë tri viteve të qeverisjes, në Shkollën e Mjekësisë humbën jetën tragjikisht tre nxënës, prej tyre dy vajza.