Tortë Munchmallow për festën e Fitër Bajramit

Përbërësit:
PËR PETËN ME KAKO:
4 te verdha te vezes
2 gota miell
1 gotë qumësht
1 gotë vaj
1 gotë sheqer
1 pluhur paste(pecive)
2 lugë kakao
PËR PETEN E BARDHË:
4 te bardha te vezes
8 lugë sheqer
PËR KREMIN:
1 çokollatë e zezë

Përgatitja:
1 Në një enë vendosim të gjithë përbërsit per petën me kakao, i përziejmë mirë me mikser, pastaj masen e vendosim në tavë për pjekje (që masa të del më e fryrë dhe më e mirë për tu parë, atherë tava apo tepsia nuk duhet të jetë shumë e madhe).

2 Masen e përgaditur e pjekim në furrë, pastaj me rrëmojs dhëmbësh e shohim a është gati.

3 Në ndërkohë përgadisim masën e bardhë, përziejmë vezët e bardha bashkë me sheqerin, i përziejmë kështu derisa të fitojmë masë kremoze dhe pak të trashë.

4 Pasi peta në tavë të jetë pjekur e largojmë nga furra dhe sipër saj shtojmë masen e përgaditur me vezët e bardha, taven e kthejmë prapë në furrë dhe kështu e pjekim vetëm edhe për 5 minuta të tjerë.

5 Pasi torta të ftohet, sipër shtojmë qokollaten e shkrirë.

Ju bëftë mirë/Ballkani.info