Torresi humb bindshëm në ndeshjen e tij të fundit

Fernando Torres lajmëroi se ndeshja e sotme do të jetë e fundit për të.

Megjithatë, ndeshja lamtumirëse nuk shkoi ashtu si duhej për spanjollin.

Ekipi i tij, Sagan Tosu u mposht bindshëm 1-6 nga ekipi i Iniestas dhe David Villas, Vissel Kobe.

Një tjetër pikë interesante ishte që shoku i tij te Kombëtarja e Spanjës, Iniesta shënoi gjithashtu për Koben.

Torres luajti plot 90 minuta, ndërsa nuk arriti të shënonte duke e shndërruar ndeshjen e tij të fundit në një lojë për t’u harruar sa më parë.

loading…