Toptha nga çokollata e bardhë dhe kokosi

Këta toptha me dukje dekorative do t’i bëni shumë thjesht dhe shpejt, për vetëm 20 minuta, por do t’ju mrekullojnë me shijen e tyre

Përbërësit:

– 150 g çokollatë të bardhë të grirë;
– Kore e një gjysmë limete (limon i ëmbël);
– 50 ml ajkë të ëmbël;
– 1 cm xhenxhefil të grirë në rende;
– 50 g kokos.

Përgatitja:

1. Në një enë të vogël përzieni ajkën, xhenxhefilin dhe koren e grirë të limetës. Nxehni furrën e mikrovalës rreth gjysmë minute.

2. Përbërjen e nxehtë qiteni sipër çokollatës së bardhë të grirë dhe përzieni mirë. Sërish futeni në furrë mikrovale gjysmë minute dhe përzieni derisa çokollata të shkrihet tërësisht.

3. Mbuloni me kapak përbërjen e ftohur dhe futeni në frigorifer të qëndrojë për rreth gjysmë ore.

4. Nga përbërja e ftohur formoni topthat dhe rrotulloni në miell kokosi.

loading…


Kënaquni