Tomë Gashi “provokon”, reagojnë protestuesit

Avokati Tomë Gashi është parë duke e përcjell protestën kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike nga ballkoni i tij.

Gashi i cili njihet si simpatizues i Lëvizjes Vetëvendosje ka nxitur reagimin e protestuesve të cilët e kanë gjuajtur me topa bore.

Kjo protestë  ë shtë  organizuar nga Partia Social Demokrate. Ndërkohë që tashmë pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë vendosur para objektit të Qeverisë.

Një numër i madh i qytetarëve po marrin pjesë në protestë.