Aktori i famshëm

Tom Cruise ndahet nga e dashura e tij ruse

Aktori i famshëm i Hollywood-it Tom Cruise është parë së bashku me të dashurën e tij ruse në shkurt duke marrë pjesë në një darkë gala.

Ata thuhet se janë takuar për herë të parë dhjetorin e vitit të kaluar në një festë në Mayfair.

Së fundmi, lajmet po qarkullojnë se çifti është ndarë menjëherë pasi Cruise takoi djalin dhe vajzën e Khayrova nga martesa e saj e kaluar.

Gjithsesi, thuhet se të dy do mbeten miq pasi që jetojnë në të njëjtën ndërtesë apartamentesh në Londër.