Pesë dridhje të forta janë regjistruar në të gjithë botën që nga mëngjesi i sotëm. Të gjitha dridhjet ishin mbi 4 ballë të shkallës Rihter dhe u përhapën në të gjithë globin.
- Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë të shkallës Rihter ka goditur brigjet e Republikës Dominikane, tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS). Tërmeti ndodhi në një thellësi prej dy kilometrash, tha USGS, sipas Reuters.
- Një tërmet me magnitudë 6.3 ballë ka goditur në lindje të Ishujve Filipine, tha Qendra Gjermane e Kërkimeve të Gjeoshkencave (GFZ). Epiqendra e tërmetit u regjistrua në një thellësi prej 10 kilometrash, tha GFZ. Nuk pati raportime të menjëhershme për dëme ose viktima.
- Një tërmet me magnitudë 4.0 ballë ka goditur Kretën, tha Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC). Tërmeti ra në orën 4:12 të mëngjesit të sotëm në një thellësi prej gjashtë kilometrash. Nuk pati raportime të menjëhershme për dëme ose viktima.
- Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë goditi Shqipërinë sot, tha Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC). Tërmeti ra në orën 3:04 të mëngjesit të sotëm në një thellësi prej pesë kilometrash. Zona u godit nga disa lëkundje pasuese, më të fortat prej të cilave ishin 3.0 dhe 3.4.
- Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë goditi Turqinë qendrore sot, tha Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC). Tërmeti ndodhi në orën 4:09 të mëngjesit të sotëm, në një thellësi prej shtatë kilometrash. Nuk pati raportime të menjëhershme për dëme ose viktima.







