TNS e dyfishon epërsinë kundër Feronikelit
The New Saints e ka dyfishuar epërsinë kundër Feronikelit, në ndeshjen e parë mes këtyre dy skuadrave në rrethin e parë kualifikues për Ligën e Kampionëve, e cila po zhvillohet momentalisht në Uells.
Aeron Edwards realizoi për 2:0 për TNS në minutën e 77-të.
Ai shfrytëzoi një harkim në zonë dhe hutinë në zonën e Niklit për të shënuar gol me kokë.
Golin e parë të klubit uellsian e kishte shënuar Greg Draper nga penalltia.