Tjetër ndeshje e dobët, Real barazon ndaj Getafes

Real Madrid dhe Getafe kanë mbyllur javën e 34-t të La Liga-s me një barazim 0-0.

Zidane kishte zgjedhur një treshe sulmi me Brahim Diaz, Bale dhe Benzema, por ata nuk prodhuan mjaftueshëm për të shënuar.

Los Blancos kanë dominuar mbajtjen e topit si dhe tentativat për gol, por pa arritur të gjenin rrjetën.

Një ndeshje që vlente shumë për Getafe që po lufton për kualifikimin në Champions League.

Me këtë barazim, vendasit janë ngjitur në vend të katërt, me 10 pikë më pak se Real Madrid.

Në fund të takmit, vendasit u treguan tepër të rrezikshëm, duke krijuar disa mundësi të mira, por Navas ishte në superformë.

Një rezultat i madh për Getafe, ndërsa Real vazhdon të bëjë paraqitje jo të denja. Sezoni për Los Blancos ka përfunduar dhe ndeshjet e fundit po shërbejnë për t’i dhënë shansin të rinjve.