Tjetër lëndim te Bayerni

Drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic beson se Lucas Hernandez do të jetë jashtë fushave për “disa javë” pasi pësoi një dëmtim në këmbë në fitoren e së martës në Ligën e Kampionëve.

Hernandez u detyrua të dalë nga fusha para golit të fitores së vështirë të Bayernit 2-3 në Olympiacosin pasi kriza mbrojtëse e ekipit u përkeqësua.

Pasi humbën tashmë qendërmbrojtësin Niklas Sule për shkak të lëndimit në ligamentin anterior, Bayerni pësoi një goditje të madhe kur transferimi rekord Hernandez u dëmtua në Greqi.

“Ai do të jetë jashtë për një kohë të gjatë. Disa javë”, i tha Salihamidzic Sport1 pas ndeshjes kundër Olympiacos.

Trajneri Niko Kovac e di se lëndimi është i rëndë, por ka thënë që shpreson te më e mira.

loading…