Tjetër aksident në Novosellë të Pejës

Pas aksidentit në autostradën “Ibrahim Rugova” ku humbi jetën një person dhe tre të tjerë u lënduan, edhe në Pejë ka ndodhur një aksident ku raportohet për të lënduar.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:43 në fshatin Novosellë të Pejës, ku si rezultat i kësaj tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

Rastin e ka konfirmuar për Ballkani.info, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Pejë, Driton Rugova.

“Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa kanë marrë lëndime trupore tre persona”, ka thënë Rugova.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti po trajtohet nga policia.

loading…