Tiramisu dietike

Vikendi i dedikuar pushimit nga lodhja e punës, patjetër që le hapësirë edhe për shije të veçanta nga vetë duart tuaja, transmeton ballkani.info

Më poshtë gjeni recetën e një ëmbëlsire shija e të cilës nuk e eliminon askend, çdo kush pavarsisht problemeve shëndetësore mund ta provojë këtë ëmbëlsirë dietike.

Përbërësit:

100 gr savoiardi (biskota të gjata)
250 gr gjizë lope
2 të bardha veze
60 gr ëmbëlsues ose sheqer diabetik
kafe
Një bustinë shafran
Kakao pluhur pa sheqer
Kripë

Përgatitja:

Rrihni të bardhat e vezëve me pak kripë. Në një tas tjetër përzieni gjizën me sheqerin derisa të formoni një krem të butë, pastaj shtoni shafranin dhe përziejeni kremin derisa të zverdhet. Shtoni të bardhat e vezëve, duke e trazuar masën që nga baza në mënyrë që të mos humbasë homogjenitetin. Lagni biskotat me kafe Në një tavë pjekjeje vendosni një shtresë biskotash dhe sipër saj një shtresë krem. Vazhdoni kështu duke shtuar të gjithë përbërësit dhe ne fund e mbuloni me kakao pa sheqer. Në fund mbulojeni me një letër transaretnte dhe lëreni dy orë në frigorifer