Time Kadrijaj, Kurtit pas stuhisë së mbrëmshme në Dukagjin: Ku je kryeministër?!

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka reguar për mos-interesimin e kryeministrit Albin Kurti pas situatës emergjente të shkaktuar në Pejë dhe në Istog si pasojë e stuhisë së djeshme dhe të mbrëmshme.

“Kryeministër, a ke dëgjuar se Peja, Istogu, dhe pjesë tjera të Kosovës janë në vështirësi të mëdha, pas erërave të forta”, ka qenë pyetje fillestare që Kadriaj i ka bërë Kurtit në postimin e saj.

Sipas saj, pa energji elektrike, me dëme të konsiderueshme materiale, shtyllat elektrike nëpër tokë, kulmet e shtëpive të rrënuara. Në Istog, as dokumentet personale nuk mund të nxjerrin qytetarët.

Ku je Kryeministër?

1. Vizito lokalitetet ku janë qytetarët duke vuajtur,

2. Mbaj mbledhje emergjente të Qeverisë për t’i dalë në ndihmë qytetarëve,

3. Vendos për vlerësimin e dëmit,

4. Ofroji qytetarëve ujë e rrymë, shërbime elementare e shkolla, pastaj kompensoje dëmin që kanë pësuar.

Tash je Kryeministër Albin. Njerëzit kanë nevojë për përkrahjen e shtetit. S’ka filozofi këtu. Duhet veprim emergjent”, ka shkruar ajo në fund. /Ballkani.info/