Time Kadrijaj ftohet nga Gjykata Speciale

Gjykata Speciale ia ka shpeshtuar ftesat për ish luftetarët e UÇK-së. Së fundi, një e tillë i ka arritur edhe deputetët së AAK-së, Time Kadrijaj.

Kadrijaj e ka konfirmuar për Ballkani.info se është kontaktuar sot nga Gjykata Speciale.

“Po, është e vërtetë. Sot jam kontaktuar nga ana e Gjykatës Speciale. Me kanë kontaktuar për të më pyetur se në çfarë adrese të më dërgojnë ftesën”, ka thënë Kadrijaj për Ballkani.info.

Ajo nuk ka dhënë detaje tjera, duke mos e ditur se në çfarë cilësie është ftuar, si e dyshimtë apo si dëshimtare.

Përveç saj tashmë shumë ish-luftëtarë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, janë paraqitur në Gjykatën Speciale, në mesin e tyre edhe kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj. Madje, ai dha dorëheqje nga posti i kryeministrit për shkak të kësaj ftese.

Po ashtu, në Gjykatën Speciale, janë paraqitur edhe shumë figura tjera të politikës vendore, si kryetari i Këshillit Kombëtarë në Nismën Socialdemokrate, Jakup Krasniqi dhe ish-deputetë të Kuvendit, kryetarë komunash dhe zyrtarë tjerë. /Ballkani.info/

loading…