“Time Capsule II” i Capital T po vjen më 11 gusht, eventi më i madh i kësaj vere

Për artdashësit e muzikës eventi më i madh i verës në Kosovë po vjen.

Reperi Capital T do t’iu mbledh të gjithëve në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë për koncertin “Time Capsule II”.

11 gushti është data ku të gjithë mund të shkoni dhe t’i dëgjoni nga afër këngët e reperit të njohur kosovar.

Por, me kaq nuk përfundon kjo mega gjë. Pos publikut brenda, është menduar edhe për të tjerët, të gjithë këtë kryevepër mund ta ndjekni në platformën më të madhe në vend, Art Motion, në televizionin numër një, Klan Kosova, në Klan Kosova Radio FM, si dhe në portalin më produktiv, klankosova.tv.

Për realizim të “Time Capsule II” është duke punuar një staf gjigant ndërkombëtar. E për montimin e skenës do të vijnë ekspertë nga i gjithë rajoni.

Aty do të performojnë edhe shumë artistë të mëdhenj që janë të ftuar nga Kappo, për të ditur se kush janë ata duhet të ndiqni profilet e reperit në rrjete sociale, por edhe portalin klankosova.tv që do t’iu mbajë të informuar për çdo detaj.

Një gjë tjetër interesante sa i përket këtij organizimi është se deri tani koncert në stadiume kanë mbajtur më pak se pesë artistë shqiptarë të hip-hopit.

Vëmendje dhe përkushtim ka për të gjithë, në kuadër të publikut një vend i posaçëm është bërë edhe për personat me nevoja të veçanta.

E për t’i përjetuar të gjitha këto që u përmendën më lartë, pa dyshim se duhet t’i blini biletat. Ndoshta, e pyesni veten si?

Përgjigja është platforma Vivereticketing, aty duhet të shkoni të klikoni dhe do të informoheni për të gjitha format e pajisjes me bileta për këtë mega-event.