Tim Cook ndryshon emrin në Twitter në Tim Apple

CEO i Apple ndryshoi ditën e djeshme emrin e tij në rrjetin social Twitter nga “Tim Cook” në “Tim Apple” menjëherë pasi Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ngatërroi emrin gjatë një takimi.

Teknikisht emri i tij shfaqet “Tim ,” dhe vetëm përdoruesit e Mac dhe iOS mund të shohin simbolin e logos së Apple.

Mbrëmjen e kaluar Presidenti Trump e quajti gabimisht ekzekutivin Tim Apple dhe menjëherë lajmi u bë trend nëpër mediat sociale.

Tashmë Cook ka ndryshuar emrin e tij në Twitter për të vijuar shakanë me komunitetin e internetit.

Karakteri i Apple nuk është një simbol Unicode dhe është i dukshëm vetëm për sistemet operative Apple për fat jo të mirë. Prandaj nëse po përdorni Android ose një pajisje Windows do të shikoni vetëm një katror bosh.

Mëposhtë kemi paraqitur sesi duket për të gjithë si dhe për ata që kanë pajisje Apple.