Tigri rezulton pozitiv me COVID-19

Një tigër femër e moshës katërvjeçare në kopshtin zoologjik Bronx në Nju Jork rezultoi pozitiv për koronavirusin.

Tigri, i quajtur Nadia, besohet të jetë rasti i parë i njohur i një kafshe të infektuar nga një njeri me COVID-19.

Kopshti zoologjik thotë se rezultati i testimit u konfirmua nga Laboratori Kombëtar i Shërbimeve Veterinare në Ajoa.

Nadia, së bashku me gjashtë mace të tjera të mëdha, mendohet se janë infektuar nga një punonjës i kopshtit zoologjik.

Macet filluan të shfaqnin simptoma, përfshirë një kollë të thatë, në fund të muajit të kaluar pas ekspozimit ndaj punonjësit, i cili nuk është identifikuar.