Tigrat e Zi: Të gjithë për Niklin, të gjithë për Shqipërinë. Kosova është Shqipëri

Grupi i tifozëve të Kampionit të Kosovës në futboll Feronikeli, ka dhënë një mesazh për ndeshjen e kthimit ndaj Slovan Bratisllavës që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me datën 30 korrik.

Në mesazhin mobilizues të “Tigrave të zi” shkruan:

” Të gjithë për Niklin, të gjithë për Shqipërinë. Kosova është Shqipëri”.

Ndeshjen e parë Nikli e humbi me rezultat 2 me 1 si mysafir i skuadrës sllovake.

Në këtë ndeshje tifozët vendës brohoritnin thirrje kundër Kosovës.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Federata e Futbollit të Kosovës, duke i cilësuar këto gjeste të tifozëve si primitive.

Feronikeli do të kërkoj kalimin në fazën tjetër kualifikuese të Europa League në Prishtinë.

loading…