Tifozët e Romës: Mihajlovic derr!

Tifozët e Romës kanë shkuar shumë larg, duke i kaluar edhe ndjenjat humane. Ata e kanë fyer trajnerin serb Sinisa Mihajlovic, i cili së fundmi u diagonstifikua me leukemi

Tifozët e Romës e kanë shfaqur urrejtjen e tyre ndaj Sinisa Mihajlovicit, i cili një pjesë të mirë të karrierës e kaloi tek kundërshtari i tyre i përbetuar, Lazio.

Dhe, tifozët ultras të “Giallorossi” i kanë kaluar edhe ndjenjat humane duke e fyer rëndë trajnerin serb.

Mihajlovic së fundmi u diagnostifikua me leukemi, por tifozerinë Curva Sud të Romës nuk e pengoi ky fakt pasi e shënuan një mur një mesazh kundër tij: “Mihajlovic derr”, kanë shkruar tifozët e Romës, duke ia përcjellë shkurtesën “ASR”, që i bie AS Roma.

loading…