Tifozët e PSG-së i kallin rrugët e Mançesterit (VIDEO)

Tifozët e Paris Saint-Germainit janë duke u dëfryer nëpër rrugët e Mançesterit në prag të ndeshjes në Ligën e Kampionëve mes skuadrës së tyre dhe Unitedit.

Manchester Unitedi është nikoqir i Paris Saint-Germainit në Old Trafford, në një ndeshje të vlefshme për fazën e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, që nis në orën 21:00.

Por, tifozët vizitorë nga Parisi nuk kanë humbur kohë dhe disa orë para ndeshjes, kanë vërshuar rrugët e Mançesterit duke ndezur fishekzjarrë dhe duke festuar.

Në video të publikuar në rrjetet sociale, atë shihen duke kërcyer dhe brohoritur nën zhurmën dhe tymin e mjeteve piroteknike.

Ndeshja e sotme është e para mes këtyre dy skuadrave në fazën e 1/8, ndërsa ajo e kthimit do të zhvillohet pas dy jave në Paris.