“T’ia dish për nder atij që të ka zhvilluar të pasmet”, Enca i përgjigjet me ironi ndjekëses (FOTO)

Pak ditë më parë, këngëtarja Enca publikoi bashkëpunimin e saj më të ri me këngëtarin, Muharrem Ahmeti. “Hajde” titullohet kënga dhe u prit mjaft mirë nga fansat e tyre.

Nga ana tjetër, Enca është një nga femrat shqiptare më të ndjekura në rrjetet sociale, ku është mjaft aktive. Në profilin e saj në “Instagram”, ajo publikon foto e video nga jeta e saj profesionale ashtu edhe private, ku disa prej tyre janë “hot”.

Së fundmi, Enca ka publikuar një fotografi ku ka pozuar me shpinë, teksa shfaqet e veshur e gjitha me rozë.

Duket se kjo pozë e këngëtares nuk është pritur mirë nga ndjekësit e saj, pasi njëra i ka komentuar: “T’ia dish për nder atij që ta ka zhvilluar b*thet”.

Komenti është lexuar nga Enca e cila ka vendosur që t’i përgjigjet me ironi: “Më dha goditje në sistemin nervor ky koment”.