Thyen laptopin në kokën e të dashurit sepse shikonte gratë tjera

Një grua ka thyer laptopin në kokën e të dashurit në aeroplan duke e akuzuar se po shikonte gratë tjera.

Në një video të publikuar në YouTube gjatë fluturimit me kompaninë “American Airlines”, dëgjohet gruaja duke i bërtitur partnerit të saj – para se ta ndiqte dhe thyente laptopin në kokën e tij, shkruan “The Mirror”. Po ashtu, në video dëgjohen edhe stjuardesat duke i thënë asaj që të qetësohet.

Stjuardesat i kërkuan burrit ta ndërrojë ulësen dhe teksa ai tentonte të largohej nga gruaja e tij, ajo i shkon pas dhe e godet me laptop në kokë.

“Para nisjes, këtë të diele, në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit, dy pasagjerët që udhëtonin së bashku ishin përfshirë në një mosmarrëveshje”, ka thënë “American Airlines” për “The Sun”. “Është kërkuar zbatimi i ligjit dhe të dy pasagjerët janë larguar nga aeroplani”.

loading…