Thirrje serbëve të Kosovës që mos të shkojnë në mitingun e Vuçiqit: Kërcënime e shantazhe nga SNS dhe presidenti serb

Lëvizja kombëtare e serbëve nga Kosova, “Atdheu”, sot u ka bërë thirrje serbëve vendas që të mos shkojnë në mitingun e autoriteteve në Beograd, shkuarja e të cilëve, sipas tyre, po përgatitet nën drejtimin e Partisë Përparimtare Serbe (SNS).

Në një deklaratë, ajo lëvizje u bëri thirrje serbëve nga Kosova që “të mos bien në propagandën e (Presidentit të Serbisë dhe SNS) Aleksandar Vuçiq”.

Ata shtojnë se për mbajtjen e tubimit, secila komunë dhe organizatë e punës në Kosovë (në sistemin serb) ka për detyrë të sjellë një “numër të caktuar” punëtorësh dhe si shembull ka thënë se spitali në Mitrovicë ka për obligim për të dërguar rreth 500 veta në Beograd.

Në njoftim theksohet se “problemi kryesor” për organizatorët është mungesa e autobusëve dhe se, siç pretendojnë ata, Zyra për Kosovën në Beograd “po negocion me qeverinë e (kryeministrit të Kosovës) Albin Kurti” që transportuesit shqiptarë të bartin serbët në mitingun e Beogradit që mbahet më 26 maj. Ata po ashtu kanë deklaruar se punonjësit “në institucionet e mbetura” të Serbisë në Kosovë kërcënohen me humbje të vendeve të punës nëse nuk reagojnë për daljen në miting