Lëndime trupore

Therje me thikë në Prishtinë

Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë ka ndodhur një rast i lëndimit të rëndë trupor.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të dyshuarin e gjinisë mashkullore, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshjeje ka goditur me thikë viktimën po ashtu të gjinisë mashkullore.

Pas tretmanit mjekësor viktima është liruar në shtëpi. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Abedin Rexha”.