Ther tre persona, arrestohet nga Policia

Policia ka arrestuar një person në Prishtinë, i cili pas një mosmarrëveshje i kishte ther me thikë tre viktima meshkuj.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor dhe gjendja e tyre sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.

Nga i dyshuari është konfiskuar një thikë e cila dyshohet se ishte përdorur në rast, dhe i njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.