Shumë drunj në kryeqytet janë tharë.

Ka prej tyre që janë mbjellë tash e 3 vite por nuk përparuan kurrë.

Disa të tillë janë në lagjen “Dardania” por edhe në rrugën magjistrale Prishtinë – Fushë Kosovë.

As drunjtë dekorativë nuk përparuan kurrë, e mbetën vetëm sa për të zënë një vend.

Pavarësisht ujitjes dhe kujdesit që kanë pasur gjelbërim nga ta nuk u bë.

Fidanët mund të thahen për shumë arsye, e këtë e tregon edhe Mehdi Bresilla njohës i këtyre problematikave.

Këta drunj dekorativë, nuk janë mbjellë nga Hortikultura, por nga organizata të ndryshme.

E komuna do të intervenojë që t’i largojë.