Thaçi viziton prindërit e heroit Rasim Kiçina

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot gjatë ditës ka shkuar në fshatin Baincë të Malishevës që t’i vizitojë prindërit e heroit të vendit, Rasim Kiçina.

Këtë lajm e ka konfirmuar vet presidenti Thaçi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, duke ia bashkangjitur edhe një fotografi ku shihet se bashku me prindërit e heroit.