Presidenti

Thaçi: Vizat hiqen, kur subjektet politike i lënë anash inatet dhe flasin mirë për Kosovën

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka fajësuar subjektet politike, rreth vonesave të liberalizimit të vizave.

Presidenti i vendit , Hashim Thaçi gjatë një interviste në një emision televiziv ka deklaruar se vizat për Kosovën do të hiqen në momentin kur subjektet politike i lënë anash inatet dhe fillojnë të flasin mirë për Kosovën, në takime me zyrtarë të Bashkimit Evropian.

Sipas tij tregimi i sondazheve të bëra me të rinj kosovarë që synojnë shkuarjen në vendit e Bashkimit Evropian, i tmerrojnë zyrtarët e këtij institucioni.

“Vizat hiqen për Kosovën kur na flasim mirë për vendin tonë në takime të mbyllura me zyrtarë të Bashkimit Evropian e jo të u themi që sipas sondazheve qytetarët 80% thonë që kur të hiqen vizat do të shkojmë në Bashkimin Evropian. Kjo i tmerron ata. Kur të lihen inatet politike e të flitet mirë për vendin edhe hiqen vizat. Kriteret janë plotësuar”, ka deklaruar Thaçi në Oksigjen.