Ministresha e Drejtësisë Albulena Haxhiu, tha se pushtetet e kaluara nuk janë mësuar për rend, rregull dhe menaxhim të duhur të situatave. Sfida e parë e Qeverisë Kurti ishte përballja me pandeminë COVID – 19.
“Këtë sfidë bashkërisht po e menaxhojmë në mënyrë të duhur, me vullnet, angazhim e përkushtim”, tha Haxhiu.
Ministresha shton se ata që nuk janë mësuar të shohin si duhet bëhen gjërat mbarë, tentojnë me çdo mjet ta bëjnë rrëmujë.
Sipas saj shumë mirë shkonte derisa nuk ndërhyri Thaçi i cili veq për rrëmuja është i njohur!
Bashkë me qytetarët po ja dalim shumë mirë. Së bashku do të kalojmë secilën sfidë.







