Presidenti Hashim Thaçi në një konferencë për media është pyetur nga gazetarët nëse do të takohet sot me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajçak, i cili sot vjen për vizitë në Kosovë.
Ai ka thënë se ekipi i tij do të komunikojë me ekipin e Lajçak pasi të vije në Prishtinë, dhe do të vendoset nëse do ta takohet apo jo.
“Lajçak nuk është në Kosove, në momentin që zbret në orët e mëvonshme ekipet do të komunikojnë me njëra-tjetrën, nëse ka diçka konkrete natyrsisht se nuk ka arsye për të mos u takuar, por nëse vjen për të hulumtuar teren nuk ka arsye për t’u takuar”, tha Thaçi.
Presidenti Thaçi tha se Lajçak duhet të jetë i qartë për vizat dhe të tregojë se çfarë qëndrimi kanë shtetet anëtare dhe si do ta trajtojnë Kosovën.
“Nëse e trajton si shtet sovran do të jetë procesi me i lehtë, nëse jo do të jetë një mision jo i sukssesshëm nga ana e tij”, tha Thaçi.







