Thaçi takoi presidentin e Zvicrës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar Presidentin e Konfederatës Zvicerane, Ueli Maurer, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

Presidenti Thaçi është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin në mes të dy vendeve.

“Zvicra ka qenë dhe mbetet ndër përkrahësit më të mëdhenj të Kosovës”, u shpreh presidenti Thaçi

Presidenti Maurer u shpreh se Zvicra vazhdon të përkrahë Kosovën në aspiratën për anëtarësim në Bashkimin Europian.

“Komuniteti kosovaro-zviceran është urë lidhëse në mes nesh”, u shpreh presidenti Thaçi.

loading…