Thaçi takohet me Mogherinin gjatë Samitit të Brdo-Brijunit

Para pak minutash ka nisur punimet Samiti i Brdo-Brijunit ku po marrin pjesë liderët e shteteve të Ballkanit.

Por para fillimit të punimeve, Presidenti Hashim Thaçi është takuar dhe përshëndetur në holl me Federica Mogherinin, përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Europian.

Ky takim është i cili organizohet nga Kroacia dhe Sllovenia me qëllim të afrimit të shteteve të Rajonit me BE-në.

Këtë vit, nikoqire e takimit ishte Shqipëria ku po marrin pjesë të gjithë liderët e rajonit.