Thaçi: Sa herë që djemtë tanë luajnë, Kosovën gjithmonë e bëjnë krenare

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar se Kosova e vogël dhe Anglia e madhe sot ndjehen krenare me kombëtaren tonë.

“Kosova e vogël dhe Anglia e madhe sot ndjehen krenare me kombëtaren tonë. Përtej dëshirës së dyanshme për të fituar, Anglia ndjehet krenare që na ka ndihmuar të rritemi, të forcohemi dhe të përfaqësohemi deri në këtë nivel, saqë sot të konsiderohemi kombëtare e denjë për t’i sfiduar në fushën e gjelbër.
Sa herë që djemtë tanë luajnë, Kosovën gjithmonë e bëjnë krenare!” ka shkruar Thaçi në Facebook.

loading…