Thaçi pranon dorëheqjen e Shpend Maxhunit nga AKI-ja

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar dorëheqjen e ish-shefit të AKI-së, Shpend Maxhuni, i cili ditë më parë kishte dhënë dorëheqje.

Zyra për Informim e Presidencës ka konfirmuar se presidenti Thaçi tashmë e ka pranuar dorëheqjen e Maxhunit.