Ndër krimet e shumta dhe makabre që kanë bërë forcat serbe në Kosovë, është edhe ajo në Rezallë, ku kosovarët e pafajshëm janë masakruar dhe vrarë vetëm për shkak se ishin shqiptarë.
Në 20-vjetorin e kësaj ngjarjeje viktimat janë përkujtuar edhe nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i cili në Facebook e bëri një postim në nderim të tyre.
“Masakra në Rezallë është një dhimbje tjetër e madhe që rëndon mbi ne. Para 20 vjetësh, forcat serbe në mënyrë çnjerëzore ekzekutuan rreth 100 banorë të Rezallës dhe fshatrave të Drenicës. Dhimbja për humbjen e më të dashurve tanë vazhdon të jetë e madhe, por duke kujtuar të kaluarën e dhimbshme, ne gjithmonë jemi munduar të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët tanë”, shkroi ai.







