Thaçi pas ndeshjes së Kosovës në Çeki: Në humbje dhe fitore, jeni heronjtë tanë. Jeni shpresa jonë

Pas humbjes së Kosovës në futboll në ndeshjen kundër Çekisë, presidenti Hashim Thaçi ka shkruar se futbollistët e Kombëtares janë heronjtë e Kosovës.

Ai ka ndjekur lojën nga afër në Plzen të Çekisë dhe ka bërë disa postime në Facebook radhazi për t’i uruar fat Kosovës.

“Në humbje dhe fitore, me apo pa pikë, të kualifikuar apo jo, ju na keni dhënë shumë emocione, shumë krenari. Jeni heronjtë tanë. Jeni shpresa jonë!”, ka shkruar ai.

Kosova humbi 2-1 në udhëtim përballë Çekisë, në kualifikimet për Euro 2020.

loading…