Presidenti i Kosovës

Thaçi ngushëllon Ramën për vdekjen e nënës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka ngushëlluar Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, për vdekjen e nënës së tij, Aneta Ramës.

Thaçi ka thënë se bashkëndjenë dhimbjen e thellë me familjen Rama.

“I dashur Edi, në këtë ditë të pikëllimit, por edhe të krenarisë, bashkëndjej me ju dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të nënës Aneta. Ngushëllimet më të sinqerta në emër timin dhe të familjes”, ka shkruar Thaçi në Facebook.