Presidenti Hashim Thaçi tha sot se nëse do t’i vije një kërkesë nga Gjykata Special do t’i përgjigjet.
“Unë së pari dëshiroj t’i falënderoj të gjithë ata që iu kanë përgjigjur ftesave për intervistim. Nëse vjen një kërkesë e tillë për mua, do t’i përgjigjem me transparencë të plotë dhe i ftoj edhe të tjerët që të përgjigjen”, u shpreh ai.
Ai ka komentuar edhe grevën e SBASHK-ut.”Unë i kuptoj mendimet e Qeverisë të Kosovës. Unë nuk i mbështes vendimet e njëanshme por janë njerëz me të cilët kam punuar, nëse ulesh me ta merresh vesh”, u shpreh ai.







