Presidenti

Thaçi: Më në fund po e përmbyllim procesin e shtetndërtimit

Para pak minutave Kuvendi i Kosovës miratojë projektligjet e transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës.

Dhe nga sot Kosova ka ushtrinë e saj.

I menjëhershëm ishte edhe urimi i presidentit të vendit z. Hashim Thaçi, i cili përmes profilit të tij Facebook ka thënë se me formimin e ushtrisë po përmbyllet procesi i shtetndërtimit.

Në vazhdim ju sjellim postimin e plotë:

“Ushtria e Kosovës është nderi, siguria dhe mirëqenia e Republikës së Kosovës. Pas dy dekadash shumë të mundimshme, më në fund po e përmbyllim procesin e shtetndërtimit. Në Kuvendin e Kosovës, me shumicë absolute, përtej dallimeve politike, si rrallëherë të zgjedhurit e popullit miratuan pakon ligjore për themelimin e Ushtrisë së Kosovës. Si shoqëri dhe shtet e kemi dëshmuar se jemi të guximshëm, të përgjegjshëm dhe dimë të qëndrojmë të bashkuar për t’i mbrojtur interesat e popullit dhe shtetit tonë. Krijimi i Ushtrisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes është dhurata më e mirë për festat e sivjetme të fundvitit. HTH”