Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka shprehur pkëllimin pas vdekjes së ish-diplomatit austriak Albert Rohan.

Përmes një shkrimi në Facebook, Thaçi ka thënë se Rohan ishte mik i Kosovës dhe se kontribuoi shumë për vendosjen e paqes në Kosovë dhe rajon.

“Më pikëlloi vdekja e mikut tim dhe të Kosovës, ambasadorit Albert Rohan. Si negociator në dialogun për statusin e Kosovës dhe si diplomat austriak, Albert Rohan kontribuoi shumë për vendosjen e paqes në rajonin tonë. Do ta ruajmë kujtimin për të si një diplomat shembullor, që bëri shumë për popullin e Kosovës” ka shkruar Thaçi.