Thaçi i drejtohet Sami Kurteshit: Unë të dua ti e din (VIDEO)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka dalur përpara Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e gylenistëve.

Tensionet mes pjesëmarrësve janë ngritur kur presidenti Thaçi ka kërkuar të dijë nga cila zyrë ligjore e Kuvendit të Kosovës ka marrë pëlqimin eksperti i këtij komisioni, shkruan Ballkani.info.

Deputeti njëherish edhe pjesëtari i këtij komisioni, Sami Kurteshi, i ka treguar presidentit Thaçi se eksperti ka përvojë të mjaftueshme, është ekspert ndërkombëtar dhe që momentalisht punon si këshilltar i avokatit të popullit.

Kjo nuk e ka ndalur Thaçin që të vazhdojë me pyetje të tjera, duke thënë se ky ekspert po shihet se është mik i Kurteshit dhe kësi soji i takon një partie politike.

Kurteshi ka reaguar duke thënë se Thaçi po mundohet të shmanget nga intervistimi, ndërsa presidenti i ka thënë duke qeshur ‘Jo Sami, prit ta mbaroj çfarë kam për të thënë, unë të dua ti e din’, me ç’rast ka shkaktuar të qeshura në mbledhje. /Ballkani.info

loading…