Thaçi e uron Majlindën: Je e pakonkurrencë në botë

Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e Artë në Grand Slamin që po mbahet në Dusseldorf të Gjermanisë.

Me përvojën e saj prej një Kampioneje Olimpike, Kelmendi mposhti mongolen 17-vjeçare Sosorbaram Ikhagvasuren në finalen për kategorinë deri në 52 kilogramë.

Fitoren e Kelmendit e ka uruar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

‘Majlinda e pakonkurrencë në botë’, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook, përcjell Ballkani.info.

Në gjysmëfinale xhudistja nga Kosova hodhi për tokë italianen Odette Giuffrida e cila në fund fitoi medaljen e Bronztë. /Ballkani.info

Postimi i plotë i Thaçit: