Thaçi e bën foto të ditës përshendetjen e Remit nga Haga

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi dje ka përshëndetur ish-komandantët e UÇK-së, Rrustem Mustafën dhe Sami Lushtakun para se të niseshin për në Hagë.

Për të vazhduar më mbështetje, presidenti sot e ka publikuar një fotografi në Facebook, të Rrustem Mustafës nga Haga duke e cilësuar si ‘foto të ditës’.

Komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi u intervistua sot në Prokurorinë Speciale të Hagës për rreth 7 orë. /Ballkani.info/