Thaçi dhe të tjerët janë vaksinuar kundër COVID-19

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka folur rreth pamundësimit të vizitave të Hashim Thaçit dhe të tjerëve nga familjarët e tyre.

Tahiri në Pressing në T7 thotë se është e pabesueshme se si nuk është lejuar deri tash vizita e të paraburgosurve në Hagë, anipse Thaçi dhe të tjerët janë vaksinuar.

“Tashmë me sa e di ata janë vaksinuar edhe zotëri Thacit edhe të tjerët. Do të duhej që familjarët e tyre me prioritet të vaksionoheshin në Kosovë që t’i vizitonin pastaj ata.

Vizitat e tilla është e pabesueshme qysh nuk janë leju tash e sa muaj”, tha Tahiri.