Thaçi bën nderime te varri i senatorit John McCain
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi shkruan se në dy dekadat e fundit, sa herë që ka shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka takuar gjithmonë senatorin, John McCain.
“Edhe pse ai nuk është në mesin tonë, qytetarët e Kosovës, senatorin McCain do ta kujtojnë përgjithmonë si një nga mbështetësit e palëkundur të çlirimit, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Në varrezat e “United States Naval Academy Cemetery” në Annapolis, bëra nderime te varri i tij, për të shprehur respektin e popullit të Kosovës për kontributin që ka dhënë për sigurimin e paqes në botë dhe përkushtimin ndaj vendit tonë. Lavdi të gjithë veteranëve amerikanë, që jetën e tyre e vunë në shërbim të atdheut dhe vlerave perëndimore”, shkruan Thaçi. /Ballkani.info/